Deputetët e opozitës dhe ata të Partisë Socialiste, kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin për mënyrën se si do të fliste Ilir Beqaj para Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Beqaj la qelinë mëngjesin e të martës për të dëshmuar në komision, por edhe pse ka disa orë aty, ende nuk ka mundur të flasë. Debati lindi pikërisht pas kërkesës së ish-ministrit për të bërë një prezantim me audio dhe video para komisionit lidhur me pozicionin e tij para se t’i përgjigjej pyetjeve. Por kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, tha se sipas ligjit, ai ka të drejtë vetëm të japë një deklaratë dhe më pas t’i nënshtrohet seancës së pyetjeve.
Kjo ka ngjallur reagimin e socialistëve. “Po i mohoni një të drejtë kushtetuese”, tha nënkryetari i komisionit, Plarent Ndreca. “Ti je në konflikt të hapur interesi sepse ke të njëjtin avokat me Beqajn”, iu përgjigj Vokshi. (A2 Televizion)