Edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron dekretin e Presidentit Begaj të urdhëruar nga Rama.
Nga ballkoni i banesës së tij në protestën që mbahet çdo mbrëmje, Berisha deklaroi se Begaj i mohoi Belerit të drejtën e ankesës në gjykatë.
“Miqtë e mi, sot diktatura e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve nxori fytyrën dhe shëmtinë e vet më të madhe. Brenda tre orëve, me urdhër të Edi Ramës, KQZ dhe presidenti vendosën t’i marrin mandatin Belerit dhe shpallën zgjedhje, duke mos pritur, duke mohuar të drejtën e ankesës në gjykatë.
Të drejtën e ankesës në KAS. Imagjinoni këtë bir xhelati, nëse do ishin ligjet e vjetra, ky nuk do i linte njerëzit të bënin apel, por do i pushkatonte me vendimin e parë. Ky është shteti i karnavalit. Këtë shtet duhet ta përmbysim një ditë e më parë. Një minutë e më parë!” tha Berisha. (A2 Televizion)