Dëmet në drurët frutorë në Juglindje, PD kërkon shpalljen e emergjencës natyrore

Nga Artin Halili
14 Prill 2025, 19:23 | Politikë

Dëmet në drurët frutorë në Juglindje, PD kërkon

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës për PD Ivi Kaso, se bashku me një grup kandidatësh për deputetë e këshilltarë të kësaj force politike në një deklaratë për shtyp i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë Korçë, Këshillit Bashkiak si dhe Këshillit të Ministrave, shpalljen e emergjencës natyrore lidhur me dëmet e shkaktuara në drufrutorët në juglindje të vendit.

Sipas Kasos, fermerët e qarkut Korçë, për shkak të kushteve atmosferike kanë humbur 100% prodhimin e kumbullës dhe qershisë dhe 70% të prodhimit të mollës.

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës ka akuzuar Qeverinë Rama për braktisjen që i kanë bërë fermerëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos