Një ditë pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Partia Demokratike ka informuar të gjitha kancelaritë e huaja dhe mediat ndërkombëtare.
Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit e PD, mësohet se ndërkombëtarëve u është nisur një dosje e plotë shpjeguese për rastin e dënimit të Salianjit.
Sipas selisë blu, kancelarive të huaja në 15 pika u shpjegohet shkurtimisht saga e denoncimeve të cilat nisën në vitin 2018 kur Ervin Salianji publikoi vendimin e formës së prerë të Gjykatës Italiane për vëllain e ish-Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të mbledhë këtë të diel edhe Këshillin Kombëtar për të diskutuar për vijimin e aksionit opozitar. (A2 Televizion)