Skandali tek Onkologjiku, Rama: Mjekët do të marrin aprovim për të punuar në privat

Nga A2 CNN
28 Shtator 2024, 09:27 | Politikë

Në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar këtë të shtunë mjekun e njohur neurokirug Kita Sallabanda, ku ndër të tjera u fol edhe për skandalin te Onkologjiku.

Rama u shpreh se dypunësimi i mjekëve do të jetë i mundur vetëm nëpërmjet marrjes së aprovimit. Kryeministri theksoi gjithashtu se “sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e rëndë e kodit të etikës”, referuar dërgimit të tyre nga ana e bluzave të bardha nga spitalet shtetërore në ato private.

“Është një adoptim jo i lehtë. Ndërkohë që këtë lidhjen e publikut me privatin, thjesht tani edhe për shkak të mësimeve që nxorëm nga historitë e pagëlltishme të Onkologjikut, e kemi që thjesht mjeku që punon në publik mund të punojë në privat, por duhet të njoftojë dhe të marrë aprovim. Nuk mund të jetë “hajt se po nisem”. Sjellja e pacientit sa andej këndej është thyerje e rëndë e kodit të etikës.

Edhe aparaturat krahasuar me vendet që janë në majat e botës, si Spanja, kemi mangësi. Aparaturat bazike i kemi, por duhen që bëjnë veprime më të specializuara, shkruan A2.

Ajo që ndodhi tek Onkologjiku ishte shumë prekëse, pra ishte tregues që kemi nevojë të përmirësojmë sistemin, mënyrën e menaxhimit.

Kemi mjekë shumë të mirë, nuk diskutohet. Kur të del një rast si ai, ose si i Sanatoriumit një infermiere atje në kohën e pandemisë, janë raste që godasin besim tek sistemi.

Spitalet në Shqipëri i shajnë ata që nuk i kanë parë vitet e fundit, kanë kujtimet e të shkuarës. Nuk kanë pasur nevojë të shkojnë, e thonë ‘ku ka spitale”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos