Denoncimi i Lapajt për kërcënim me armë, Policia sqaron situatën

Nga A2 CNN
5 Maj 2025, 22:36 | Politikë

Denoncimi i Lapajt për kërcënim me armë, Policia sqaron

Policia e Durrësit ka reaguar menjëherë pas denoncimit publik nga kreu i Nismës Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, se një person i armatosur ka kërcënuar kandidaten për deputete të këtij subjekti Valbona Myhedini.

Strukturat e Drejtorisë të Policisë në Durrës, sapo janë njohur me denoncimin publik të bërë nga Lapaj menjëherë kanë nisur punën për verifikimin e rastit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe kontrolleve intensive në terren, rreth orës 21:15, shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e policisë të shtetasit A. B., 45 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një pistoletë plastike, të cilën 45 vjeçari e mbante në brez dhe dyshohet se ka ngritur xhupin duke ja ka treguar shtetases Valbona Myhedini për ta kërcënuar.

Nga verifikimet e kryera rezulton se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është i regjistruar dhe i evidentuar nga shërbimi psikiatrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos