Shpëtim Idrizi i sigurt: E fitoj mandatin tim në Tiranë

Nga A2 CNN
5 Maj 2025, 22:02 | Politikë

Shpëtim Idrizi i sigurt: E fitoj mandatin tim në Tiranë

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka deklaruar në emisionin  Debat në A2 CNN se është pothuajse i sigurt që do ta fitojë mandatin e tij si deputet në zgjedhjet e 11 majit, edhe përse është në listën e hapur të aleancës PD dhe ASHM në Tiranë.

Ai u shpreh se e bazon këtë siguri të tij në rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme, ku numri i votave të mbledhura nga PDIU ka qenë i mjaftueshëm për të nxjerrë të paktën një deputet në kryeqytet.

“PDIU historikisht ka luajtur nga 12 500 deri në 13 mijë vota në Tiranë, siç ka qenë dhe në 2017. Në të gjithë historikun elektoral, ka qenë e përsëritur kjo peshë me deviacione të vogla. Pra pesha jonë është aty. Duke qenë kryetari në listë të hapur do ketë dhe një angazhim plus. E rëndësishme është që të jemi fitues me dinjitet dhe votat tona të jenë më shumë se një mandat. Por edhe po nuk e mora nuk do të jetë një tragjedi. Unë kam qenë dhe herë tjetër jashtë parlamentit, por unë jam shumë i fokusuar që të marrim mandatin”, tha Idrizi për gazetaren Alba Alishani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos