Mimi Kodheli, kandidate për deputete në listën e Partisë Socialiste në Tiranë, ishte e ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN nga ku foli për fushatën dhe pritshmëritë për 11 majin.
Kodheli u shpreh se për të nuk është risi lista e hapur pasi edhe 4 vite më parë arriti të thyejë herësin
“Për mua nuk është risi. Unë kam thyer herësin edhe 4 vite më parë. Të kërkosh votën votë personale kur ke 25 vite në politikë është relativisht e thjeshtë në fushatën time të 14”, tha Kodheli.
Më tej, ajo u pyet nëse ka rivalitet brenda llojit në PS? “Jo domosdoshmërisht, në disa raste, por mua nuk më kanë shqetësuar. Ka koleg që kërkojnë votën në zona tona të përgjegjësisë politike. Për një gjë duhet të kemi kujdes, të mos bezdisim qytetarët”, tha Kodheli, në Debat. (A2 Televizion)