Deputetët e opozitës “shkatërrojnë” sallën e Kuvendit, bllokojnë me karrige Foltoren

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 09:33 | Politikë

Deputetët e opozitës kanë vijuar qëndresën e tyre për të mos lejuar mbarëvajtjen normale të një seance plenare.

Ditën e sotme, rreth 30 minuta para se të nisë seanca, ato kanë mbledhur të gjithë karrigen rreth Foltores. Në seancë nuk kanë munguar as përplasjet e deputetëve demokratë me Gardën.

"Edi Rama, pasi e pa që opozita nuk do të jetë më, nuk do të mund të manipulohet më, do të mbrojë të drejtat e saj, ka shpalosur këtë strategji me të cilën e thellon vendin çdo ditë në krizë. Por i them këtu, nuk ka forcë në botë, ju e dëgjuat besoj, që kanë planifikuar të përdorin edhe ushtrinë, njëlloj me skenarin e vitit 1990-91. Le të përdorë ç’të dojë, por asgjë nuk e shpëton atë nga revolta, nga revolta e popullit opozitar për kushtetutën dhe të drejtat e tij", tha Berisha. 

Edhe seanca e kaluar u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike, që kulmuan me grushtin ndaj deputetit socialist Vullnet Sinaj. Nga ana tjetër, opozita nuk ka lejuar as zhvillimin e Komisioneve Parlamentare.

Sipas tyre, mazhoranca nuk po e përfill opozitën, duke mos marrë parasysh asnjë kërkesë të saj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos