Padi dhe bakllava, mazhoranca nuk tërhiqet, por ofron dialog ndaj opozitës

Nga Fjorela Beleshi
1 Nëntor 2023, 19:03 | Politikë



Partia Socialiste nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj, për të mos e lejuar PD të bllokojë punimet në Kuvend. Pjesë e kundërpërgjigjes së majtë është edhe padia penale ndaj demokratit Bledion Nallbati, të cilin e denoncuan në SPAK me akuzën “goditje për shkak të detyrës”, pas grushtit ndaj socialistit Vullnet Sinaj.

Për të majtët, tentativat e opozitës për të penguar zhvillimin normal të komisioneve dhe seancave parlamentare, janë për shkak të problemeve të brendshme të PD.

Socialisti Arben Pëllumbi mendon që grupi parlamentar demokrat nuk e ka seriozisht ngritjen e komisioneve hetimore.

“Të ndryshojnë objektin e komisionit dhe ta pranojnë. Por nuk mund të hetojnë çdo gjë që duan ata”.

Mazhoranca është e hapur të dialogojë me opozitën për të gjetur një zgjidhje politike situatës së krijuar.

“Ne jemi të hapur të dialogojmë”.

Bllokimine opozitës, deputetët e komisionit të ekonomisë nuk e kanë marrë shumë seriozisht, duke I përshëndetur kolegët demokratë me bakllava nga kafja ngjitur me Kuvendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos