Si ndodhi sherri? Sina: Grushtin e prita me të majtën, mund të kishte pasoja të tjera

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 15:27 | Politikë

Vullnet Sina përshkroi incidentin e ndodhur të hënën në sallën e Kuvendit duke u shprehur se do të mbështesë padinë e bërë nga socialistët ndaj demokratit Bledion Nallbati, pavarësisht se publikisht deklaroi se e kishte falur atë veprim.

Por të njëjtën padi demokratët kanë bërë ndaj tij, duke u shprehur se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë.

Incidenti ndodhi në seancën plenare të së hënës, ku opozita u paraqit me objektivin e qartë, moslejimin e punimeve, ndërsa mazhoranca tentoi të tregonte autoritetin e saj duke bërë indiferenten përballë veprimeve të opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos