Dhuna para Kuvendit, PD kallëzon në SPAK kryeparlamentaren, ministrin e Brendshëm dhe disa drejtues policie

Nga A2 CNN
17 Tetor 2024, 12:55 | Politikë

Dhuna para Kuvendit, PD kallëzon në SPAK kryeparlamentaren, ministrin

Grupi Parlamentar i PD ka bërë një kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës dhe disa punonjës të paidentifikuar policie.

Kallëzimi penal pas përplasjes mes policisë dhe deputetëve jashtë sallës së Kuvendit, ku opozita pretendoi se disa efektivë i kërcënuan me armë zjarri.

Për këtë pretendim reagoi dhe policia e shtetit e cila deklaroi se në këtë tubim asnjë nga punonjësit nuk ka pasur armë, shkruan A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos