Dëshmia në Kongresin Amerikan: Soros dhe USAID nisën ndryshimet në gjyqësor në Shqipëri, që çuan në ndjekjen penale të Sali Berishës

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2025, 21:00 | Politikë

Çështja e kryedemokratit Sali Berisha është cekur edhe në Komisionin për mirëqeverisjën në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gazetari investigativ Tyler O'Niel ka dëshmuar në Kongres se fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID kanë mbështetur një institut që realizoi ndryshimet në drejtësi në Shqipëri.

Ai thotë gjithashtu se këto ndryshime, pretendohet se çuan në burgosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha (kundërshtar i kryeministrit Edi Rama), me qëllim për t’i mbyllur gojën.

“Fondacioni Open Society dhe USAID gjithashtu kanë bashkëpunuar në mbështetjen e Institutit të Menaxhimit Lindje-Perëndim (East Ëest Management Institute), i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID gjatë vitit të fundit fiskal që përfundoi më 30 shtator. Ky institut inicioi ndryshime në gjyqësor në Shqipëri, të cilat kritikët pretendojnë se çuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, duke heshtur kundërshtarin e kryeministrit socialist të vendit”, tha ai në Kongres, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Berisha pretendon se shpallja e tij 'non grata' dhe hetimi nga SPAK janë kryer në bashkëpunim të plotë të kryeministrit Edi Rama me milierderin Xhorxh Soros. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos