Publikohet lista e kandidatëve që do të garojnë në Primaret e PD në qarkun e Durrësit

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2025, 17:36 | Politikë

Publikohet lista e kandidatëve që do të garojnë në

Është publikuar lista e kandidatëve që pritet të garojnë në Primaret e 1 marsit në Partinë Demokratike të Durrësit, nga ku më pas do të vendoset se kush do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Lajmin e ka bërë të ditur dega e PD-së së Durrësit përmes një njoftimi, ku edhe ka ftuar të gjithë anëtarët e partisë të marrin pjesë në Primare dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, shkruan A2 CNN.

Po ashtu në njoftim thuhet se në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut, të dalë nga degët Durrës, Krujë, Fushë Krujë dhe Shijak dhe anëtari/ anëtarja e PD-së ka të drejtë të votojë vetëm një prej tyre.

Lista me emrat e kandidatëve:

Publikohet lista e kandidatëve që do të garojnë në

Njoftimi i PD dega Durrës:

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike,

Ju njoftojmë se ditën e shtunë, më 1 Mars 2025, do të zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të qarkut të Durrësit, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Detajet e procesit:

Data e votimit: 1 Mars 2025

Ora e votimit: 08:00 – 18:00

Vendi i votimit: Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës

Mënyra e votimit: Një anëtar, një votë.

Kandidatët: Në fletën e votimit gjenden  të renditur të gjithë kandidatët e qarkut, të dalë nga degët Durrës, Krujë, Fushë Krujë dhe Shijak dhe anëtari/ anëtarja ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve.

Ftojmë të gjithë anëtarët e degës Durrës të marrin pjesë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të kontribuojnë për një garë të ndershme dhe demokratike.

Për të parë listën e plotë të kandidatëve ju lutem klikoni mbi foton!

Me respekt,

Dega e Partisë Demokratike, Durrës

Për të parë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos