Dha deklarime në SPAK, Veliaj reagon: Personi që më ka denoncuar, nuk ekziston

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 17:05 | Politikë

Dha deklarime në SPAK, Veliaj reagon: Personi që më ka denoncuar,

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak foli edhe për vizitën e tij në SPAK, ku qëndroi mbi 5 orë.

“Jam denoncuar në mënyrë anonime. E kuptoj që disa njerëz që nuk na mundin dot në betejë, i janë kthyer letrave anonime. Personi Nesti Angoni, ai që ka bërë denoncimin, nuk ekziston”, tha Veliaj, shkruan A2.

Kryebashkiaku i Tiranës shtoi: “Unë hyj te ajo racë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut, SKAP. As nuk i them plaç, edhe pse letra ishte anonime. Këtu do jemi, dhe do ta shikojmë ku është populli. Nuk na mundin dot me letra anonime”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos