“Diaspora zgjedh atdheun”, PD i përgjigjet “flakë për flakë” PS, njofton takimin me emigrantët në Londër

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2024, 21:42 | Politikë

“Diaspora zgjedh atdheun”, PD i përgjigjet “flakë

Partia Demokratike i përgjigjet “flakë për flakë” Partisë Socialiste. Pas njoftimit se Rama viziton Londrën dhe do te zhvillojë takim me emigrantët atje, edhe PD ka bërë të njëjtën gjë.

Në 17 nëntor, zyrtarë të PD do të takohen me diasporën dhe do të kenë lidhje direkte me Sali Berishën.

“Shqipëria është në udhëkryq politik, largimi masiv i popullatës e ka kthyer diasporën në faktor vendimtar të ndryshimit. Koha për t’i dalë zot Atdheut.

Me pjesëmarrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike (nëpërmjet Web), Dr. Sali Berisha dhe prezencës fizike të znj. Floriana Garo (kryesia e PD), z. Besart Xhaferri ( kryetar i FRPD), z. Alfred Lela (Drejtor Komunikimi në PD)”, njofton Partia Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos