“Dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton” Rama në krah të Von der Leyen: Mbyllim kapitujt para fundvitit

Nga A2 CNN
30 Shtator 2026, 18:19 | Politikë

Nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin. Kështu e mbylli fjalën e tij, kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me presidenten e KE-së, para fjalës së Ursula Von der Leyen. Sipas kreut të qeverisë Shqipëria po bën përpjekje madhore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Kemi folur dhe për bilancin e përpjekjes madhore që Shqipëria po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kemi konstatuar s etani është shumë e qartë për Shqipërinë se nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin”, tha Rama.

Në nisje të fjalës së tij, kryeministri deklaroi se Shqipëria po përgatitet të nisë mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian para fundit të këtij viti, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre synohet të mbyllet gjatë vitit të ardhshëm. Ai ritheksoi angazhimin e qeverisë për të çuar përpara procesin e integrimit dhe vlerësoi mbështetjen e BE-së përmes Planit të Rritjes.

“Edhe këtë herë, në vizitën në Tiranë të presidentes dhe delegacionit të saj, ka shumë përmbajtje pozitive në raport me objektivat e përbashkët që kemi. Unë dua të konfirmoj edhe një herë, edhe publikisht, vullnetin tonë të hekurt për të çuar përpara të gjitha punët e një procesi që tanimë ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve. Përgatitemi për të nisur me mbylljen e kapitujve para fundit të vitit dhe pastaj për të vijuar vitin e ardhshëm me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve. Dua të them se më vjen shumë mirë që edhe në një program të posaçëm të kësaj periudhe, që është programi i Planit të Rritjes, ne kemi arritur të kapim disa objektiva ambiciozë. Plani i Rritjes është një nga risitë e mandatit të saj të dytë, një risi që për rajonin ka ardhur si mbështetje e madhe, jo thjesht në aspektin financiar, por në aspektin e atij që quhet një integrim gradual, pa pritur që gjithçka të vijë në fund të procesit", tha Rama.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos