Ndëshkimi i opozitës për seancën e 30 shtatorit nuk mbaron vetëm me denoncimin e 24 deputetëve në SPAK dhe përjashtuar nga punimet e Parlamentit, por ata duhet të paguajnë edhe një faturë financiare për djegien e karrigeve.
Barrën prej 765 mijë lekë do të duhet ta marrin përsipër vetëm 4 deputetë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledion Ballbati dhe Elda Hoti, shkruan A2 CNN. 30 karriget e djegura, tapeti I kuq dhe stema në sallën plenare sipas përllogaritjes së Kuvendit kapin vlerën e 1 253 124 lekë. Por administrata u ka bërë zbritje, shkak për këtë jo keqardhja për demokratët, por amortizimi i pajisjeve të dëmtuara.
Noka, Bardhi, Nallbati dhe Hoti kanë kohë deri me 20 nëntor të shlyejnë borxhin, në rast të kundërt zgjidhja do të gjendet te rroga që marrin si deputetë.
Afati për pagesën e vlerës së zhdëmtimit është deri në datë20.11.2024, pas këtij afati, zhdëmtimi do të bëhet me ndalesë nga paga, në dy këste.
Kuvendi i Shqipërisë
Noka, Bardhi dhe Nallbati në rast se nuk do ta paguajnë gjobën, Kuvendi do të mund t’ua marrë paratë vetëm nga paga e dhjetori, pasi tre demokratët janë të përjashtuar deri në mes të nëntorit. Elda Hoti I shpëtoi përjashtimit nga punimet e Parlamentit, por mazhoranca e përfshiu në faturën financiare për mundësimin e shishes së lëndës djegëse me të cilën u dogjën karriget.
Demokratët të pyetur nga A2 CNN nuk preferuan të reagojnë për ndëshkimin e tretë mbi aksionin e tyre në Parlament. (A2 Televizion)