Teksa edhe votat preferenciale nga diaspora tashmë janë drejt fundit, Olta Xhaçka është shfaqur e buzëqeshur në shkallët Parkut Olimpik.
Xhaçka ka krijuar një avantazh të lehtë ndaj rivales së saj brenda partisë Blerina Gjylameti, e cila gjithashtu ishte e pranishme në numërimin e votave të fundit të diasporës.
Sipas të dhënave në KQZ, Xhaçka ka mbledhur 6234 vota, teksa Gjylameti 6093. (A2 Televizion)