“Drejtësia duhet të garantohet nga profesionalizmi”, Rama godet SPAK: Kaluat çdo limit

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2025, 19:48 | Politikë

“Drejtësia duhet të garantohet nga profesionalizmi”, Rama

Aktivitetin për shënimin e 105 vjetorin e Tiranës, i organizuar nga kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mbrojë këtë të fundit dhe të atakojë sërish drejtësinë.

Kreu i qeverisë u shpreh se masa e arrestit për Veliaj është e ekzagjeruar pasi ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë për korrupsion, por një hetim personal për jetën e tij.

“I është ndaluar të zbatojë kontratën me zgjedhësit pasi mbi të rëndon një akuzë, por pa gjyq. I kemi konsideruar lajthitje  në objekt, duke qenë të bindur se koha, do të bëjnë të tyren pa bërë që ne të flasim. Ajo që ka ndodhur dje ka kaluar çdo limit në raport me ndarjen e domosdoshme të pushteteve dhe domosdoshmërinë që një pushteti të zgjedhur t’i japësh të drejtën...Dua të them që paraburgimi i personave të zgjedhur është një fenomen sui generis me të cilin ballafaqohemi ne këtu. E përsëris që ne nuk kemi asnjë diskutim për ta vazhduar këtë luftë kundër korrupsionit. Sot jemi në kushtet kur jemi para një çështje ku nuk kemi një akuzë për korrupsion dhe një hetim, po kemi një hetim për një person, nuk është hetuar në një akuzë për korrupsion, por jeta e një njeriu, e familjes, si rezultat e një novele anonime, te depozituar në shkurt të vitit të kaluar”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nuk harroi të përsëriste se mbështet totalisht drejtësinë e re, por ajo duhet të garantohet nga profesionalizmi.

“Më vjen keq që në këtë jam neutral, sepse në fund të fundit jam udhëheqësi i forcës më të madhe dhe e kam të pamundur të mos e lidh faktin që përndizet një situatë, bëhet linçimi publik dhe pastaj bëhet heqja nga shpatullat e kokës së kryeqytetit, 3 muaj para zgjedhjeve. Për mua kjo nuk është normale. Nuk ka një flagrancë, nuk ka një krim ku reagimi duhet të jetë i menjëhershëm, nuk ka urgjencë. Ka një hetim për jetën e kreut të bashkisë. Sa një gjë e tillë është në shinat e Kushtetutës, kjo nuk më takon mua që ta them. Ne, sot vetëm një idiot mund të na thotë që kontrollojmë drejtësinë, vetëm një i pafytyrë mund të na thotë që nuk i kemi dhënë pavarësi drejtësisë. Të bindur që kjo është rruga e duhur, që të gjithë të jenë të barabartë dhe subjekt i drejtësisë, kur ajo ka të drejtë. Sot jemi në një sfidë të re, pavarësia e arritur duhet të garantohet nga profesionalizmi”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos