SPAK nis hetimet për 21 janarin, Basha: Të hetohet gjithçka, gjithnjë kam qenë në dispozicion të drejtësisë

Nga A2 CNN
16 Korrik 2024, 12:05 | Politikë

SPAK nis hetimet për 21 janarin, Basha: Të hetohet gjithçka,

“Të hetojë gjithçka, plotësisht, në mënyrë të paaanshme dhe profesionale. Ky mbetet mesazhi im.” Kështu është shprehur, kreu i Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha paraditen e së martës kur u pyet nga gazetarët për një koment për nisjen e hetimeve nga ana e SPAK për ngjarjet e ndodhura më 21 janar.

Basha theksoi se gjithnjë ka qenë në dispozicion të drejtësisë për rolin e tij si Ministër i Brendshëm në kohën kur ndodhën ngjarjet. 

I pyetur nëse ai si ministër i Brendshëm urdhëroi gardën të qëllonte mbi qytetarët dhe nëse ka lidhje me fshehjen e serverëve, Basha refuzoi të bënte komente të mëtejshme.

Basha refuzoi gjithashtu të komentonte edhe për rolin e Sali Berishës në ngjarjet e 21 janarit, i cili në atë kohë ishte kryeministër i vendit.

Lajmi në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos