“E denoncova në prill”, Berisha: Beqiri dhe Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

Nga Indrit Maraku
30 Korrik 2026, 18:27 | Politikë

Pas arrestimit në Francë të Ermal Beqirit, Sali Berisha hapi arkivën duke iu rikthyer denoncimeve të veta për personazhet e dosjes së AKSHI-t.

Me 24 prill ne denoncuam këtu se Agasi dhe Ermal Beqirin nuk janë në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që urdhër-arresti për ta ishte i datës 25 dhjetor2025.  Pra, edhe katër muaj më vonë, këta nuk ishin”.

Kjo, sipas Berishës, i mundësoi dyshes vazhdimin e aktiviteteve dhe në zemër të Europës. 

Agasi është i qetë, drejton të gjitha aktivitetet e tij herë nga Durrësi, herë nga Surreli, herë nga Manza, ku t’i dojë qejfi. Kurse Beqiri ndërmori Veprimtaritë e tij në disa vende anëtare të BE siç janë Austria, Sllovenia dhe Franca”.

Sipas kryedemokratit, mungesa e urdhër-arrestit ndërkombëtar nuk ishte gabim as neglizhencë.

Nuk ka dyshim se prokuroria dhe Policia e Shtetit, po të mos kishin marrë urdhër politik, do procedonin në kohën më të shkurtër për mandatet e arrestit ndërkombëtar. Por ata nuk e bënin dot sepse AKSHI ishte prona private e Edi Ramës. Në konferencë për shtyp, u pyet edhe për zgjatjen e hetimeve të dosjes Balluku. Nuk di sa është e vërtetë, por qytetari dixhital më njofton se kanë filluar ndërtimin e një mini-materniteti në SPAK”.

Kryedemokrati sqaroi se PD nuk ka goditur në Kushtetuese marrëveshjen e huas me SHBA për financimin e blerjes së armatimeve, por procedurën me të cilën ajo u kalua në Parlament. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos