
Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, prezantoi një dokument të ri strategjik të quajtur “Prania Besnike”, të cilin e cilësoi si një aneks të dokumentit “Besa”.
Sipas Ramës, dokumenti i ri është hartuar ekskluzivisht për organizimin dhe funksionimin e Partisë Socialiste, shkruan A2CNN.
Rama: Dokumentin strategjik ‘Besa’ e keni tani në dorë. Ky tjetri që është këtu dhe që e ndaj me ju sot si një diskutim të brendshëm është ‘Prania Besnike’.
Është aneksi i atij të parit. ‘Prania Besnike’ i adresohet vetëm partisë sonë.
Dua t’ju them se, me reflektimin para pasqyrës për bulevardin e flamingove, kam kaluar edhe disa kohë duke parë historitë e partive dhe lëvizjeve që fituan gjithçka, por më vonë humbën sfidën e vazhdimësisë së qëndrueshme të fitoreve të tyre.” (A2 Televizion)