Gazment Bardhi ka kërkuar dy minuta pushim për pastrimin e foltores, pasi kishte përfunduar fjalën e tij kryeministri Edi Rama.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike e mori fjalën pas Ramës dhe kolegut Flamur Noka dhe kërkoi që të pastrohej vendi ku do të fliste.
Të njëjtën vërejtje kishte bërë dhe deputeti Noka kur mori fjalën e tij, shkruan A2 CNN.
Pas tij, Gazment Bardhi kërkoi pushim për pastrimin e vendit.
“Kërkoj 2 minuta pushim, të pastrohet foltorja se nga nervat e ka bërë pis”, tha Bardhi. (A2 Televizion)