Një nga protestueset që u shoqërua në komisariat nga policia, pas lirimit foli ekskluzivisht për “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN.
Sipas saj, “policia na ndaloi për bllokimin e mjeteve të transportit publik”.
“Kjo gjë nuk qëndron, pasi ishte marrë leje për protestë dhe qarkullimi i mjeteve ishte bllokuar kur shkuam neve te sheshi. Më pas, neve nuk na arrestuan në protestë, por na kanë ndjekur kur ishim duke shkuar në shtëpi. Na kanë ngritur në ajër dhe kam hematomë në këmbën e majtë”, tha protestuesja.
Kur u pyet se si u trajtuan brenda në komisariat, zonja u përgjigj: “Këtu, të them të drejtën, nuk pati ndonjë problem. Si duket, e kuptuan gabimin”. (A2 Televizion)