Rama në Madrid, zbulon qëllimin e takimit me Presidentin e Realit

Nga A2 CNN
4 Tetor 2025, 22:18 | Politikë

Rama në Madrid, zbulon qëllimin e takimit me Presidentin e Realit

Kryeministri Edi Rama u pa mbrëmjen e së shtunës krah Presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, duke ndjekur ndeshjen e madrilenëve ndaj Villarreal, në “Santiago Bernabeu”.

Disa minuta më pas, vetë kreu i qeverisë shqiptare zbuloi qëllimin e vizitës në kryeqytetin spanjoll.

“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll”, shkruan Rama në Facebook, ku postoi edhe foto nga pritja që iu bë nga klubi legjendar i futbollit botëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos