Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se Jorida Tabaku ose Ilir Alimehmeti nuk janë emra që bashkojnë opozitën.
“Ajo që po ofron Partia Demokratike është që të nxjerrë një kandidat që përbashkon të gjithë forcat opozitare. Nuk është problemi se nuk ka kandidatë, por një kandidat politik, kushdo qoftë, nuk i përbashkon forcat opozitare”, u shpreh Duka.
Sipas tij, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti nuk i bashkojnë forcat opozitare.
“Unë nuk di që ata të kenë refuzuar, por nuk duket se mund t’i bashkojnë forcat opozitare. Ne duhet të bashkojmë sa më shumë forca opozitare të jetë e mundur dhe ky bashkim bëhet nëpërmjet një kandidature të pëlqyeshme nga të gjitha palët. Kjo mendohet se është formula e duhur”, theksoi Duka.
(A2 Televizion)