Deputetët socialistë kanë votuar kundër zhvillimit të një mocioni me debat, lidhur me akuzat që u ngritën në drejtim të Kryeministrit Edi Rama në një emision televiziv të transmetuar në Rai 3, disa ditë më parë.
Pas fjalës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kryetarja Lindita Nikolla kërkoi votimin për mocionin, që nuk u miratua nga socialistët.
Kjo solli reagime të ashpra nga ana e demokratëve, e për shkak të protestës së tyre, Nikolla ndërpreu për herë të tretë brenda ditës seancën. (A2 Televizion)