Çështja “Beleri”, ish-kreu i KQZ-së: Precedentin për zgjidhjen e gjejmë në Shkodër

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2023, 19:51 | Politikë

Kristaq Kume, ekspert i çështjeve zgjedhore, ish-kreu i KQZ-së, foli në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN për çështjen Beleri.

Ai u shpreh se zgjidhja për Himarën mund të jetë ajo si në bashkinë e Shkodrës, ku Voltana Ademi qëndroi gati 3 vjet në krye të bashkisë pasi kandidati fitues humbi mandatin nga dekriminalizimi.

“Në legjislacionin tonë nuk gjej dot në asnjë vend për zgjidhje të tillë të kësaj situate. Në legjislacionin tonë, në marrëdhënie mes qeverisë qendrore dhe organeve të zgjedhura për qeverisjen vendore.

Kur qeveria e vlerëson se kryetari i zgjedhur ose këshilli bashkiak nuk janë në lartësinë e detyrës, ju ndërpret mandatin këtyre dhe deri këtu mbyllet, nuk thuhet se çfarë bëhet në vazhdim. Natyrisht, legjislacioni e ka zgjidhur me zgjedhje të reja për kryetarin e bashkisë.

Në këtë rast, zgjidhja është siç ne e kemi bërë edhe herë tjetër. Zgjidhja është si ajo në Shkodër, zonja Voltana Ademi qëndroi në detyrë sepse kështu është e parashikuar në ligjin për qeverisjen vendore derisa u bënë zgjedhjet në bashkinë e Shkodrës. Ademi qëndroi në detyrë për 3 vjet”, tha Kume. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos