Ish-kryeministri Sali Berisha, tanimë pa imunitet, ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike. Sipas Berishës, Rama do të marrë përgjigjen e duhur nga PD, e cila sipas tij, ka marrë çdo masë në këtë drejtim.
I pyetur nga gazetarët e pranishëm se ku do të qendrojë ai nëse gjykata merr vendim për ta lënë atë në "arrest shtëpie", ai tha se, kjo është një çështje që do ta diskutojë me avokatët.
“E patë se cili ishte ligji. Cilido që lexon procedurën dhe sheh, sheh një bandë antikushtetuese në veprim. Kjo është e vërteta.”, u shpreh ndër të tjera Berisha.
Cilat do të jenë hapat që do të ndërmarrë PD?
Sali Berisha: Partia Demokratike do të marrë çdo masë për ti dhënë përgjigje Edi Ramës.
Keni zhvilluar takime me deputetët sot, çfarë këshillash i keni dhënë, për çfarë diskutuat?
Sali Berisha: Bisedat private nuk mund të jenë objekt. O sot o kurrë, kjo është motoja.
Cili ishte reagimi i deputetëve, a e aprovuan këtë kërkesë tuaj?
Sali Berisha: I shkëlqyer, i shkëlqyer.
Nëse gjykata merr vendimin për arrest në shtëpi apo në seli?
Sali Berisha: Çështje që do të diskutohet me avokatët. (A2 Televizion)