Çështja e pronave, Ministri Gonxhja zbulon planin e qeverisë për zgjidhjen e shpejtë të legalizimeve

Nga A2 CNN
27 Prill 2025, 20:49 | Politikë

Blendi Gonxhja ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN planin e qeverisë për legalizimet.

Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit dhe pranoi se një nga çështjet problematike mbetet ajo e pronave dhe zbuloi se plani i ri për të përfunduar këtë proces të zgjatur në vite do të bazohet te vetëdeklarimi, duke përdorur metodat inovative.

“Një nga problemet kryesore që na del, nuk e mohojmë. Kemi disa vite që po punojmë, po investohet, por akoma një nga problematikat e mëdha që na del janë çështjet e pronave dhe legalizimeve, përmbyllja e procesit të legalizimit., Formalizimi dhe kapitalizmi i shtëpive të ndërtuara. Shiko duhet ta shohim pak në sy gjënë. Është një tranzicion i tërë. Kanë ardhur me furi të jashtëzakonshme komunitete të tëra pas ‘’90 që me të drejtë u çliruan nga jetesa e programuar me qytete, ku ndalohej të shkoje nga një qytet në tjetrin pa lejen e partisë dhe pa pasur një punësim të caktuar nga ajo ekonomi e centralizuar.  Kështu që gjithë kjo gjë që ka ndodhur në vitet e para të tranzicionit e ka kapur shtetin shumë të brishtë, demokratik po themi, Shqipërinë e këtyre 35 viteve. Dhe ka qenë e pamundur që kjo lëvizje demografike në këto numra të mund të kishte ndonjë mundësi për ta urbanizuar dhe sjellë afër qyteteve duke organizuar këtë gjë në kushte më të mira banimi, infrastrukturë etj... Gjithë ky informalitet i ardhur edhe nga nevoja, por edhe nga pamundësia e shtetit për ti dalë para kësaj dallge, këtij cunami, ka sjellë që sot ne akoma pas 35 vitesh të merremi me një pjesë të pasojave të tyre. Do të ketë një format të ri pune, qilizëm me blloqe edhe në nivelin e legalizimeve. Do të jenë jo në vendndodhje të përcaktuar subjektivisht por me rend, afat dhe detyrë pune të themi, të përcaktuar që të ketë kështu një shpejtësi më të madhe në daljen e këtyre dokumentacioneve. Do të përdoren shumë sistemet e reja inovative por do të jetë edhe një skemë e re me vetëdeklarim që do t’i ndihmojë qytetarët, pra përmasat, objekti, fqinjësia, karakteristikat, vendi, blloku ku është. Këto të gjitha do të printohen, do të ketë një vetëdeklarim nga banori, një marrje dijeni nga Njësia Administrative dhe do të ketë një shpejtësi shumë më të madhe për ti mbyllur në një kohë më të shkurtër legalizimet”, tha Gonxhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos