Esmeralda Hasani në krye të SHISH. Presidenti dekreton propozimin e Ramës: U bënë të gjitha verifikimet

Nga Indrit Maraku
12 Nëntor 2026, 09:10 | Politikë

Presidenti Bajram Begaj dekretoi drejtuesen e re të Shërbimit Informativ Shtetëror, duke ia besuar detyrën një tjetër zonje. Ajo është Esmeralda Hasani, emri i së cilësi shkoi Kreut të Shtetit si propozim i Kryeministrit Edi Rama.

Esmeralda Hasani do të marrë drejtimin e SHISH pas shkarkimit nga kjo detyrë të Vlora Hysenit, e cila akuzohet për bashkëpunimet me grupet kriminale dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore. Presidenca u kujdes të nënvizonte në njoftimin e saj për shtyp, se para dekretimit të Esmeralda Hasanit, “janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit sitë parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta”.

Esmeralda Hasani është juriste në profesion, diplomuar në Itali në të drejtë ndërkombëtare, si dhe ka një master në planifikimin dhe zhvillimin e projekteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos