Fajon, pas takimit me Hasanin: BE duhet të anëtarësojë Tiranën deri në 2030

Nga A2 CNN
26 Gusht 2024, 14:58 | Politikë

Fajon, pas takimit me Hasanin: BE duhet të anëtarësojë

Sllovenia mbështet integrimin e Shqipërisë dhe hapjen e kapitujve të parë sa më shpejt.

Zv/kryeministrja Tanja Fajon, pas takimit me ministrin e Jashtëm shqiptar Igli Hasani, tregoi që vendi i saj shpreson që 2030 të jetë afati maksimal për anëtarësimin e Tiranës zyrtare në BE.

“Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave të domosdoshme. Qeveria shqiptare ka punuar fort për zbatimin e reformave të kërkuara për anëtarësimin në BE, veçanërisht Reforma në Drejtësi. Zbatimi i plotë është faktor thelbësor”, tha Hasani.

Ndërsa Fajon u shpreh: “Sllovenia është mbështetëse e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe dëshiron ta shikojë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Unë shpresoj që Shqipëria të hapë grupin e parë sa më shpejt dhe në shtator të ketë përgjigje pozitive. Shpresoj që BE-ja të jetë gati për t’ju pritur maksimumi në vitin 2030”.

A2 Televizion (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos