Në Durrës do të hapet së shpejti një akademi e NBA për basketbollin. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama nga New York-u ku është duke u mbajtur takimi me shqiptarët përtej oqeanit.
“Shumë faleminderit edhe miqve që më dhanë mundësinë që të jem mbrëmë në hapjen e NBA. Se aty ju e dini që po nuk të ftoi njeri nuk shkon dot se nuk ka Zot që i blen dot ato bileta. Por, duke qenë se këtu është atdheu i basketbollit do t’u jap edhe një lajm...Ju e dini që keni nisur punimet për të ngritur akademinë e Manchester City-t në Durrës dhe jemi në bisedime për të ngritur po në Durrës një akademi të NBA.”
(A2 Televizion)