“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton largimin e Jola Hysajt dhe ish-zyrtarëve të tjerë drejt PS-së

Nga A2 CNN
30 Korrik 2026, 22:17 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar largimin e disa ish-zyrtarëve të selisë blu, të cilët i janë bashkuar mazhorancës socialiste duke marrë pozicione drejtuese.

I pyetur në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN për lëvizjen e fundit të Jola Hysajt dhe ish-zyrtarëve të tjerë demokratë, Berisha u shpreh se është “fatkeqësi” që ata kanë qenë pjesë e ekipit të tij.

Është fatkeqësi që kanë qenë pranë meje ata. Të bashkohesh me Edi Ramën, të bashkohesh me një armik të egër të ekzistencës së kombit shqiptar, shkelmon mbi vetë substancën!”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos