Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin

Nga A2 CNN
30 Korrik 2026, 20:22 | Politikë

Kryedemokrati Sali Berisha tha se projekti i Zvërnecit nuk është në përputhje me ligjin. Në një intervistë për emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN, Berisha theksoi se ai nuk mbështet asnjë projekt i cili nuk përputhet me ligjin.

Referuar projektit të Zvërnecit, kreu i selisë blu tha se është dhënë një leje zhvillimi dhe ndërtimi, por mandej leja e ndërtimit është anuluar me noter nga pronari. Kreu i PD ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vepruar sikur të bëhej fjalë për kopshtin e tij privat.

Unë nuk mbështes asnjë projekt që nuk përputhet me ligjin. Në rastin e Zvërencit absolutisht s’është në përputhje me ligjin. Marr vesh unë pronën, shkon e i thotë pronari...Unë jam ish-kryeministër dhe s’mund të lëviz me emocione, unë gjykoj mbi bazë ligji. Thotë pronari: Pyete pak Ardit Bidon e kujt është toka. Ai kot nuk e tha. Ia tha Ramës. E ke në dialog me Ramën, se ky shkoi fshehtas aty dhe u taku. Ai i tha z.kryeministër pyet Ardit Bidon e kujt është toka. S’mund të bësh investim ti aty ku ka proces gjyqësor. Unë shoh që ky nuk kishte zbatuar asnjë ligj”, tha Berisha.

Cilat janë ligjet? Ligji është ky: Në peizazh natyror të mbrojtur ligji kombëtar dhe ndërkombëtar përcakton, mund të mos investosh dot, por edhe mund të investosh. Nëse vendos të investosh do zbatosh 4 kushte europiane. Ky s’ka zbatuar asnjë ligj, por njësoj sikur të ishte në kopshtin e tij. Ky ka dhënë leje zhvillimi dhe leje ndërtimi, që ta dinë shqiptarët. Ka leje ndërtimi. Jo vetëm ka dhënë leje ndërtimi, por atë leje ndërtimi e ka anuluar me noter. Ka dhënë leje pa plotësuar asnjë kusht. E kam bërë publike pikë për pikë. Si e fsheh ti?! Ka dhënë në janar leje ndërtimi, dhe jo një, por dy leje. Ka kërkuar ndërtuesi t’i anulojë me noter. Projekti ka shkelur ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar”, vijoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos