“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

Nga A2 CNN
30 Korrik 2026, 22:32 | Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Off the Record” nga gazetari Andrea Danglli në A2CNN, ka folur mbi të ardhmen e tij politike dhe sfidat e moshës në drejtimin e partisë dhe vendit nëse do të rizgjidhet kryeministër.

I pyetur nga gazetari se ku e sheh veten në shtator të vitit 2029, Berisha u shpreh se primare për të mbetet përballja me pushtetin aktual.

Ato i ka në dorë i Gjithëfuqishmi. E rëndësishme është të bëj gjithçka që të shpëtoj shqiptarët nga kjo narko-diktaturë,” deklaroi kryedemokrati.

Teksa gazetari Andrea Danglli i solli në vëmendje se në rast se rizgjidhet kryeministër, ai do të jetë 89 vjeç në përfundim të mandatit, Berisha u përgjigj me optimizëm, duke përdorur edhe shprehje popullore të Tiranës.

Vitet janë numra, mund t’i pjesëtosh për dy. Por tironsit e kanë një fjalë, një mençuri që vjen nga lashtësia: 'Robi plaket kur don vet'. I garantoj shqiptarët se në momentin e parë kur të konstatoj se mosha më pengon detyrimet e mia, do t’u them ‘mirupafshim’,” u shpreh prerë lideri i opozitës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos