“Bashën nuk e kam vendosur unë”, Berisha: Nuk i ndërhyja, e mbështesja sepse ishte kryetari i partisë

Nga A2 CNN
30 Korrik 2026, 21:34 | Politikë
 

Kryedemokrati Sali Berisha hodhi poshtë pretendimet se e ka vendosur ai Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike. 

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Berisha tha se nuk ndërhynte në vendimmarrjen e Bashës dhe në çdo rast ai ka mbështetur linjën e partisë, por nuk ka heshtur kurrë.

Bashën nuk e kam vendosur unë. Në mënyrë absolute, të gjithë ata që mendojnë kështu, gabojnë. Po, meqenëse isha ish-kryetar dhe isha i vendosur të mos i përzihesha në problemet e tij, përveçse kur ai kërkonte këshillë, në asnjë rast tjetër, unë mbështesja kryetarin. Kjo është e vërtetë. Mendoja që detyra ime ishte të mbështes linjën e partisë, por vet nuk kam heshtur kurrë”, tha Berisha.  

Kryedemokrati akuzoi edhe një herë Lulzim Bashën se ka bashkëpunuar me Edi Ramën për shpalljen e tij “non grata” nga SHBA.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos