Fatmir Mediu në Washington për inaugurimin e Trump, zhvillon takime me zyrtarë të lartë të SHBA

Nga A2 CNN
20 Janar 2025, 10:50 | Politikë

Fatmir Mediu në Washington për inaugurimin e Trump, zhvillon takime me

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndodhet në Washington, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump ditën e sotmë.

Përmes një postimi në faqen e tij në Instagram, Mediu ka publikuar disa fotografi nga vizita e tij në SHBA dhe nga takimet me zyrtarët Amerikanë, shkruan A2 CNN.

Mediu shkruan se mes atyre që ka takuar, është kryetari i Partisë Republikane të Teksasit, Abraham George dhe Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe.

Postimi i Mediut:

Washington DC: Inagurimi i President Trump

Takimet në kongres u mbyllën me “Black Tie and Boots” Teksas Ball një nga organizimet më të bukura gjatë përgatitjeve për Inagurimin e Presidentit të Amerikës Donald TRUMP.

Kënaqësi të takohesha me Drejtorin e CIA me të cilin njifemi prej shumë vite John Ratcliffe, së bashku me milun tim Ismet Ismajlin, Pejanin nga Dallas, mik familjar i John.

Po ashtu ishim së bashku në këtë mbrëmje me Kongresmenin Pete Sessions dhe bashkëshorten e tij Karen me të cilët jemi miq familjar prej vitesh

Me kryetarin e Komisjonit për Europën në Kongresin Amerikan Keith Self, Kongresmenët Ronny Jackson, Kong Jake Ellzey, Kong August Pfluger.

Me kryetarin e Partisë Republikane të Teksasit Abraham George dhe miq të tjerë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos