Tritan Shehu, deputeti i Partisë Demokratike, iu bashku qytetarëve këtë të hënë në protestën në dyert e SPAK në mbështetje të kryetarit të PD-së Sali Berisha kundër masës detyrim paraqitje ndaj tij.
Shehu u shpreh se po luhet një teatër i turpshëm, siç e quajti ai masën detyrim paraqitje ndaj Sali Berishës, shkruan A2 CNN.
“Kjo është një protestë në mbështetje ndaj Sali Berishës, është një protestë ndaj kësaj drejtësie të kapur, ndaj këtij teatri të turpshëm duke vënë detyrimin e paraqitjes që është antiligjor. Njerëzit protestojnë ndaj këtij keqpërdorimi të drejtësisë për t’i bërë presion qytetarëve.
Kjo është një mbështetje të madhe ndaj Berishës”, tha Shehu. (A2 Televizion)