Flamur Noka ofendon ministrin Lamallari, ndërpritet seanca në Kuvend

Nga A2 CNN
9 Tetor 2025, 10:49 | Politikë

Flamur Noka ofendon ministrin Lamallari, ndërpritet seanca në Kuvend

Seanca e ditës së enjte në Parlamentin e Shqipërisë nisi me debate të ashpra mes demokratëve e socialistëve. Ajo u ndërpre pas rreth 45 minutash, me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i kërkoi kryetarit Niko Peleshi që të merrte masa ndaj Flamur Nokës, i cili i ishte drejtuar ministrit Besfort Lamallari disa herë me fjalën “idiot”.

“Këta përfitojnë edhe nga butësia e Niko Peleshit”, tha Balla. “Kërkojnë fjalën për procedurë dhe pastaj thonë që kërkojnë dorëheqjen e ministrit”.

Balla kërkoi gjithashtu edhe largimin e Nokës nga punimet e Kuvendit për seancën e sotme. “Ju lutem shumë zoti kryetar të merrni masa ndaj këtij personi”, iu drejtua Balla-Peleshit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos