Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka shpallur zyrtarisht Besnik Brahimin si deputetin më të ri në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësues i Partisë Socialdemokrate në qarkun Shkodër.
Vendimi vjen pas dorëheqjes së kreut të PSD, Tom Doshi, nga mandati i deputetit, të cilën ai e dorëzoi më 12 shtator pranë Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve.
Si kandidat pasues në listën shumemërore të Partisë Socialdemokrate, Brahimi përfiton automatikisht mandatin, sipas procedurave ligjore. (A2 Televizion)