Video/ I akuzuari për tentativë vrasjeje vetëdorëzohet, policia: E arrestuam

Nga Armand Bajrami
9 Tetor 2025, 13:45 | Kronikë

Policia e Korçës ka njoftuar arrestimin e 30-vjeçarit Sindi Syzo, i shpallur në kërkim në janar 2025 për "vrasje me dashje", mbetur në tentativë.

30-vjeçari rezulton të jetë vetëdorëzuar në Policinë e Korçës, në orën 14:00 të ditës së djeshme.

A2CNN ka siguruar një video të momentit kur i riu paraqitet në Komisariatin e Policisë Korçë, i shoqëruar nga avokati i tij, Lauren Thomollari.

Ngjarja për të cilën akuzohet i riu ka ndodhur në 11 janar 2025, në lagjen nr.1 të Pogradecit. Pas një konflikti verbal me 23-vjeçarin N. Agolli në një berberhane, 30-vjeçari e ka qëlluar atë me një fletë sharre, duke e dëmtuar në kokë dhe krah.

Në deklarimin e parë të tij, i dyshuari ka pretenduar se ishte kërcënuar dhe përndjekur nga 23-vjeçari dhe se ditën e ngjarjes ishte kërcënuar verbalisht prej tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos