“Flasin për Shtëpinë e Bardhë sikur hyjnë për salcë kosi”, Rama: Paguan të gjitha puplat për një që i thonë “magjistar”

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 19:18 | Politikë

“Flasin për Shtëpinë e Bardhë sikur hyjnë

Kryeministri Rama në takimin me gratë ka ironizuar fushatën e opozitës dhe këshilltarin amerikan që ajo ka angazhuar.

Teksa deklaroi se demokratët flasin për SHBA dhe Shtëpinë e Bardhë sikur shkojnë atje për salcë kosi, shtoi se bie dakord me ta se duhet një magji për të fituar në këto zgjedhje edhe pse kanë marrë një këshilltar amerikan, për të cilin kreu i qeverisë deklaroi se kanë paguar shumë para.

“Po kur flasin për SHBA dhe presidentin amerikan sikur e kanë komshi dhe hyjnë e dalin për salcë kosi. Dhe për të krijuar këtë idenë kanë paguar me puplat e kokës dhe të bufit një këshilltar që e quajnë magjistari dhe përpiqen duke thënë ‘erdhi sherifi, erdhi latifi’. Bufi e di më mirë se unë, se të gjithë që vetëm një magji mund ta shpëtojë nga disfata.

Dhe disfatën do ta ketë më të madhen që nga 97. Magjia do t’i ndodhi, por për së prapthi. Dhe pastaj do të dalin dhe të thonë na kanë bërë magji. Si mundet që një njeri normal, shqiptar që ka minimumi respekt për veten e vetë, si mund ta marrë seriozisht dhe t’i japë votën një force që e quan veten Aleanca Madhështore. Dhe pastaj slogani thotë për Peqinin Madhështor”, tha Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos