Partia Demokratike cakton zëdhënësin e fushatës

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 18:53 | Politikë

Partia Demokratike cakton zëdhënësin e fushatës

Partia Demokratike ka zgjedhur zëdhënësin për fushatën zgjedhore.

Burime nga PD bëjnë me dije se në këtë detyrë të re është caktuar Andi Mustafaj.

Andi Mustafaj ka qenë pjesë e garës për deputet, madje ishte ndër më të votuarit në Primare.

Pasi u la në listën e hapur të kandidatëve për deputetë, ai hoqi dorë nga gara dhe vendosi të kontribuojë në këtë pozicion gjatë kësaj fushate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos