“52% e listave të mbyllura të PS do të jetë e juaja”- Rama takim me vajzat dhe gratë: Keni 71 përfaqësuese në skuadrën tonë

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 18:28 | Politikë

“52% e listave të mbyllura të PS do të jetë e

Kryeministri Edi Rama është shprehur se lista e kandidatëve të Partisë Socialiste i ka përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze gratë dhe vajzat shqiptare.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me gra dhe vajza në kryeqytet, ku tha se 52 % e kandidatëve në listat e mbyllura të PS, janë vajza e gra, shkruan A2 CNN.

Ai tha gjithashtu se shumë gra dhe vajza nga Partia Demokratike i janë bashkuar PS-së në këtë fushatë elektorale.

“Ju sot keni 71 përfaqësuese në skuadrën tonë të 11 majit. Dhe keni 1/3 e drejtuesve politikë të PS-së. Por shifra më e bukur është 52% i plotë në listën e mbyllur, i cili është i juaji, jo i burrave dhe i djemve.

Unë kam besuar gjithmonë që hendekun absurd të tifozllëkut, absurditetit mes luftës politike këtu në Shqipëri të trashëguar nga e kaluara, mund ta ngushtojnë vetëm gratë dhe vajzat.

Kurajo e Zamirës, në listën e Vlorës, për të na u bashkuar ne, duke ardhur nga kampi tjetër, unë jam i bindur që nuk është rastësi dhe rast i veçuar i një momenti elektoral, ndërkohë që gra dhe vajza të kampit tjetër u janë afruar apo bashkuar strukturave tona”, tha Rama, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos