“Shqipëria është grua, Europa është grua!” Rama: Mëngjesin e 12 majit vendi do të gdhihet i gjithi i mbuluar me rozë

Nga A2 CNN
11 Prill 2025, 18:17 | Politikë

“Shqipëria është grua, Europa është grua!”

Edi Rama, para hapjes zyrtare të fushatës elektorale të Partisë Socialiste ditën e shtunë, ka marrë pjesë këtë të premte në një takim me kandidatet për deputete të PS-së.

Rama tha se “Shqipëria është grua, Europa është grua!”, ndërsa theksoi se PS mbështetet në rang kombëtar nga 56% gra dhe vajza. Më tej, kryeministri parashikoi se më 12 maji Shqipëria do të gdhihet e gjitha e mbuluar me rozë.

“Nëna motra, bija, kudo ku jeni, sot jemi mbledhur njëkohësisht në të dymbëdhjetë qarqet e vendit, ku do zhvillohen 12 gara, për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 majit. Duke qenë se ishte e vetmja mënyrë për të lidhur bashkë të gjitha forcat komando të Forumit të Gruas, ne menduam se më e udhës ishte të mblidheshin drejtueset dhe koordinaroret e çdo qarku, për të përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë: Shqipëria është grua! Europa është grua dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 varet nga nënat nga motra dhe bijat e Shqipërisë.

PS-në e mbështesin në rang kombëtar 56% gra e vajza, ndërsa në qarqe të caktuara kjo mbështetje shkon deri në 68 përqind. Nëse te gratë dhe vaj

Në mëngjesin e 12 majit Shqipëria do të gdhihet e gjitha e mbuluar me rozë, e cila është ngjyra e grave dhe e vajzave, por edhe e Partisë Socialiste të Shqipërisë”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos