
Nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet në paraburgim prej 19 muajsh, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka firmosur listëpagesat për punonjësit e Bashkisë pas heqjes së kompetencave të kryetares së komanduar, Anuela Ristani.
Gjithashtu, ai ka miratuar fonde shtesë për çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, si dhe skemën e abonimeve falas të transportit publik për pensionistët e kryeqytetit.
Veliaj ka marrë vetë në dorë drejtimin e Bashkisë dhe vendimi i parë është emërimi i Alban Dokushit si Sekretar i Përgjithshëm, i cili rikthehet në detyrë.
Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka pranuar dorëheqjet e zëvendëskryetares Anuela Ristani, Sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe shefes së Kabinetit, Blerina Beshku.
(A2 Televizion)