Aktivisti Marlind Laçi, duke folur për protestat e fundit qytetare, theksoi se mund të dalë një forcë e re politike, ose disa të tilla.
Laçi vë në dukje se po punohet për të sjellë një platformë të re politike, që ka në qendër karakterin kombëtarist dhe sovranizmin, që sipas tij i ka munguar vendit tonë.
Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Laçi shprehet: “Mund të konkludohet me një forcë të vetme politike, e cila mund të dalë… Mund të dalin forca të reja politike me platforma të ndryshme, kryesisht ka lëvizje të djathta, kombëtariste, që po përpiqen të sjellin një platformë të re politike në spektrin politik të partive shqiptare. Punohet për këtë gjë. Ajo që u mungon tanimë shqiptarëve është sovranizmi”.
“Po punohet për krijimin e një lëvizjeje politike me karakter kombëtarist. Ajo çka shikoj dhe vërej në aspektin e artikulimit në protestë, është që shqiptarët tashmë kanë hequr dorë nga kozmopolitanizmi. Qeveria Rama ka treguar një mosllogaridhënie dhe mungesë transparence të jashtëzakonshme, kjo gjysma e qeverisë ndodhet pas hekurave”, vijoi ai. (A2 Televizion)