“Fotografoi votën. Nuk u thirr policia”, denoncimi nga koalicioni Euroatlantik

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 11:06 | Politikë

“Fotografoi votën. Nuk u thirr policia”, denoncimi nga

Koalicioni Euroatlantik ka denoncuar se vëzhguesi i tyre ka kapur një shtetase në një qendër votimi duke fotografuar votën dhe sipas tyre, nuk është njoftuar policia përveprimet procedurale.

“Në njësinë administrative numër 1 dhe me konkretisht në QV 1694, që ndodhet te shkolla Ali Demi, vëzhguesi ynë i KEA, Xhaferr Shahu, ka kapur shtetasen Alketa Hasani duke fotografuar votën dhe pse i është bërë prezent kryetarit dhe sekretarit të KZAZ-së këta të fundit nuk kanë njoftuar policinë për të bërë veprimet proceduriale, por janë mjaftuar me një procesverbal dhe e kanë lënë të lirë këtë shtetase”, thuhet në njoftimin e koalicionit Euroatlantik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos